Kadaj-Bujupi: Marrim pjesë në seancën për qeverinë, veprimet i shihni kur të vijë koha

09.09.2017 13:55:46

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka përgatitur organizime jashtë Kuvendit të Kosovës, përgjatë kohës kur pritet të votohet për qeverinë e re të vendit.

Ajo ka nënvizuar se kjo qeveri do t’i sjellë vetëm të këqija vendit, pasi është e varur nga Lista Serbe që urdhrat i merr nga kryeministri serb Aleksandar Vucic, njofton Klan Kosova.

“Sigurisht që do të marrim pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës. Të gjitha veprimet tona do të bëhen të ditura sot përgjatë seancës, por ne besojmë se ajo nuk do t’i sjellë asgjë të mirë Kosovës”.