Kadri Veseli dënon sulmin ndaj RTK-së

23.08.2016 10:23:41

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka dënuar ashpër sulmin ndaj Radio Televizionit të Kosovës.

Sipas Veselit, “hedhja e mjetit shpërthyes mbi Radio Televizionin e Kosovës, përbën një veprim kriminal që në vazhdën e veprimeve të ngjashme të kohëve të fundit, synon të cenojë rendin publik, sigurinë e qytetarëve dhe zyrtarëve të institucioneve publike”.

“Ne jemi shtet demokratike dhe nuk mund të lejojmë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në agjendën shtetërore, debatin politik dhe lirinë e mediave”, thuhet në reagimin e kryeparlamentarit Veseli.