Kadri Veseli fton qytetarët që ta nënshkruajnë Paktin kundër Korrupsionit

11.09.2019 21:24:41

Pas refuzimit të partive tjera që ta nënshkruajnë Paktin Kunder Korrupsionit, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Kadri Veseli kërkon që qytetarët ta nënshkruajnë Paktin kundër Korrupsionit.

Ai përmes një video thotë se partitë tjera nuk e kanë nënshkruar Paktin, duke deklaruar se kjo nuk e ndal atë në kauzën e tij kryesore, luftën kundër korrupsionit.

Duke e vlerësuar këtë si një moment kthese ai ka ftuar qytetarët që ta nënshkruajnë, përmes një platforme online. https://www.paktikunderkorrupsionit.com

Tash e sa ditë partitë tjera nuk e kanë nënshkruar Paktin kundër Korrupsionit. Në këtë pakt të Veselit 5 pika parashihen disa hapa konkret në luftë kundër korrupsionit.