Kanabisi, Tahiri: Deri në 2013 qeveria garantonte fitimet e republikës së Lazaratit

18.09.2016 15:15:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është përgjigjur deklaratës së kryeparlamentarit Ilir Meta, i cili nga Korça u shpreh se kanabisi nuk luftohet duke iu shmangur të vërtetës.

Përmes një statusi në Facebook Tahiri solidarizohet me këtë deklaratë, duke i kujtuar PD se deri në 2013, kur çdo gjë mbahej e fshehtë për publikun, qeveria garantonte fitimet marramendëse te Republikes se Lazaratit!

Deklarata e plotë e Tahirit në FB

E ndaj plotesisht opinionin e kryetarit te Kuvendit qe kanabisi nuk luftohet duke iu shmangur te vertetes, gje qe Partia Demokratike po e ben fatkeqesisht çdo dite! Kush ben sot sikur çuditet, i shmanget qellimisht te vertetes se kanabisi ishte nje fenomen i kudondodhur, por i fshehur nga syte e publikut deri ne vitin 2013, nga nje qeveri e polici qe mjaftohej me komunikata sekrete per rrenjet anembane Shqiperise, dhe garantonte fitimet marramendese te Republikes se Lazaratit!
Ndersa kush çuditet pafajesisht sot nga ky fenomen, eshte viktime e asaj politike te vjeter qe i shmangej perballjes me fenomenin duke e mbajtur jashte vemendjes se opinionit e te mediave!
Ilir Meta ka shume te drejte kur thote se duhen degjuar edhe nderkombetaret. Kane folur shume qarte per vite me radhe, ndaj sot eshte inkurajim i madh çdo germe e raporteve te Departamentit te Shtetit dhe Gurdia di Finanza-s te cilat e kane cilesuar luften tone te tanishme shume shkoqur; “rezultate mbreselenese, fale angazhimit te lidershipit politik”.
Natyrisht qe kjo eshte nje lufte qe eshte larg se qeni e fituar, por siç do te tregojne faktet e shifrat qe kemi bere publike e do bejme ne vazhdim se bashku me partneret tane nderkombetare, eshte nje lufte me rezultate qe deri perpara tre vitesh as qe mund te parafytyroheshin.