Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, dr. Hatim Baxhaku ka premtuar mbështetje të plotë për fëmijët me autizëm dhe nevoja të veçanta

19.09.2017 21:49:05

Kandidati i LDK-së për kreun e komunës, dr. Hatim Baxhaku, gjatë ditës ka bërë një njoftim në facebook, me anë të të cilit ka njoftuar për vizitën në Shoqatën për edukim të hershëm, dhe për fëmijët me autizëm, Handikos, ku u intersua për kushtet në të cilin trajtohet kjo kategori e fëmijëve.

Në këto takime, dr. Baxhaku ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i degës së LDK-së, dr. Haxhi Avdyli, kurse ka siguruar se në bazë të planit që ka për këtë kategori, kujdesi i pushtetit komunal nuk do të mungojë qoftë në socializimin dhe aftësimin për jetë, qoftë në aspektin financiar

Ky është postimi dr. Baxhakut:

Sot vizituam 3 shoqatat për persona me aftësi të kufizuara ,
Shoqatën për edukim të hershëm, për fëmijët me Autizëm, dhe Hendikosin.
Aty u njohëm me punën madhështore humane që po e bējnë stafi por edhe me brengat , e nevojat e tyre . Gjithashtu prezentuan planin tonë për keto grupe vulnerabile por edhe morem sugjerimet nga perfaqësuesit e shoqatave.
I siguroi për përkrahje edhe me të madhe si financiare e logjistike nga Komuna për personat me nevoja të veqanta.
Edhe pse deri tani shpesh herë të lënë në harresë, unë si kryetar komune do ju qëndroi afër çdo herë në përmbushje të kërkesave modeste që kanë keto grupe, me të vetmin qëllim integrimin e tyre sa më madh nē shoqëri.