Kandidati i Vetëvendosjes për asambleist punësohet në QKMF-në e Prishtinës (Dokument)

03.10.2017 15:45:53

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është kujdesur që kandidati për asmableist nga partia e tij, Vetëvendosje, të punësohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Përkundër që Shpend Ahmeti tërë kohën është kishte thënë se nuk do të ketë punësime partiake dhe politizim, së fundmi ka punësuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Arbër Vokrri, që është kandidat për asambleist, raporton lajmi.net.

Vokrri është i dyti me radhë që ka fituar pozitën e Specialist e Mjekësisë Familjare, gjithsej ka 130 pikë.

Lajmi.net ka siguruar vendimin e ku njofton se janë punësuar 4 persona, ndërsa njëri nga ta është militant i Vetëvendosjes dhe kandidat për asambleist.

Lajmi.net ka provuar ta marr një qëndrim të Arbër Vokrrit, por kontakti me të ka qenë i pamundur.