Kapet sasi e madhe droge në Brindisi, vinte nga Shqipëria

10.06.2018 18:33:35
Një operacion kundër trafikut të drogës që vjen nga Shqipëria është sekuestruar mbrëmë në brigjet e Salento në Brindizi.

Njësite e Brindizit të Guardia di Finanzia në bashkëpunim me Departamentin i Operacioneve Detare në Bari kanë kapur një varkë që transportonte sasi të madhe marihuanë që vinte nga zonat e prodhimit në Vlorë.

Marihuana e sekuestruar mendohet se vinte nga Vlora, e kontrolluar nga mafia lokale e zonës.

Sipas informacioneve të mediave lokale ekuipazhi i varkës ku ndodhej lënda narkotike e sekuestruar ka mundur të largohet.

Sekuestrimi i drogës është bërë gjatë natës së kaluar. Hetimi për këtë drogë do të përfshihet në dhjetra dosjet hetimore të Drejtorisë së Antimafias së Leçes.

Vazhdojnë ende tentativat e transportit të drogës shqiptare drejt brigjeve italiane.