Kelmendi: Mungova në seanca të Kuvendit për shkak të trajtimeve shëndetësore

20.05.2018 13:52:32

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmeni ka deklaruar se mohuar se ka marrë pjesë më së paku në seancat e Kuvendit, duke thënë se seancat që ka munguar ka qenë në trajtime shëndetësore jashtë vendit.

Kelmendi ka thënë se KDI i ka lexuar raportet vetëm fizikisht, por jo edhe realisht.

”Nuk jam deputeti që kam marrë pjesë më së paku, janë edhe disa para meje, por jam deputeti që kam qenë taman, për arsye se pjesën tjetër kam qenë në trajtime shëndetësore jashtë shtetit dhe për mua prioritet është shëndeti im së pari. Se pa qenë i shëndetshëm nuk mundesh me u marrë me politikë. Pra, nuk mund të krahasohet si pa angazhim, si pa interesim. Duhet dalluar dhe KDI duhet me dal me një informatë që ka qenë e cunguar apo ka pasur dëshirë të njollosë disa deputetë, duke mos u marrë me realitetin e deputetëve”, ka thënë Kelmendi për Kosovapress.

Ai maje ka mohuar se po e pengon biznesi për të marrë pjesë në seanca.

“Jo nuk ka lidhje biznesi. Biznesi ka qenë edhe para 8 vite dhe 5 vitesh dhe nuk ka të bëjë fare me biznesin, ka të bëjë me shëndetin, me raportet mjekësore. Qëllimi i KDI-së është që të nxjerrë pak njëanshëm ose ka lexuar fizikisht i ka lexuar raportin, nuk i ka lexuar realisht”, tha ai.

Përndryshe, sipas platformës “Vota Ime” të KDI-së, janë vetëm dy deputetë, Muharrem Nitaj i AAK-së e Salih Zyba, i Vetëvendosjes që kanë marrë pjesë 100 për qind në seanca plenare. Derisa, Ramiz Kelmendi e Teuta Rugova nga LDK-ja, janë deputetët me më së paku pjesëmarrje në seanca.