Kelmendi: Pacolli sonte e ka natën e nuses, mos të harron që Ramushi nuk është Hashim

05.09.2017 22:06:54

Ramiz Kelmendi nga LDK duke folur në Rrokum Rol për zhvillimet e fundit ka thënë se LDK nuk është fajtore për largimin e AKR-së drejt PAN-it.

Ai ka thënë se më shumë ka qenë ambicie e Pacollit për të pasur pushteti, dhe ky veprim tregon se ka humbur morali në politikë.

Sipas Kelmendit, me këtë qeveri çdo vendim që do të merret, do të varet nga Beogradi.

Ai ka thënë se me këtë koalicion ka fituar Kadri Veseli i cili pritet të bëhet përsëri kryetar i Kuvendit.