Këmbanët bien për ata që kan sy dhe vesh?!

18.01.2020 19:17:01

Nga Skënder MULLIQI

Ballkani Perëndimor, jo që nuk po shkon në hap më kohën, por po kthehet mbrapa. Po kthehet gadi në fazhizëm?! Fashizmi para së gjithash është ultranacionalizem , ultrakonzervatizem , ekspansionist me ideologji dhe më aparat represiv.Në këtë sistem aparati shtetëror është i ashpër, dhe veshtirë i përballueshëm? Nese si sistem fazhizmi ka marre fund , nuk kan përfunduar edhe metodat e dhunës fashiste.Ende në praktikë fashizmi ka mbetur , i pa delegjitimuar me ndonjë dialogë kulturor dhe me ndonjë komunikim civilizues… Nese , në fashizëm ndodhën luftëra të tmershme më ushtri, granata , tenka, aeroplanë, desante ajrore dhe ushtarake duke pushtuar territore të huaja,ende të gjitha këto mjete ushtarake, po përdorën në luftëra të ndryshme ,por tash sigurisht më mjete edhe me të modernizuara dhe të sofistikuara.Edhe sot, metodat fashiste po përdoren si mjet i sundimit mbi masën. Po vritën njerëzit , në rrugë, në burgje , në atentate të ndryshme për bindje politike dhe fetare.Madje, terroristët fundamentalist po tregohen më mizorët,veqmas ata islamik, duke vrarë dhe masakruar njerëz të pafajshem aty ku po munden! A nuk janë këto metoda të fashizmit?! Sigurisht që po.Metoda fashiste përdori edhe Serbia kunder shqiptarëve duke i vrarë e pushkatuar .Ende po vritën pa pardon gra , fëmijë , pleqë , njerëz të pa armatosur në luftëra të ndryshme lokale në botë. Serbia aplikojë në luftën e fundit, metoda të spastrimit etnik dhe gjenocidit në emër të ” Serbisë së Madhe”. Ky synim i eger serbomadh i bëri serbët njerëzit më të dobët në glob, i bëri njerëz qyqarë, kriminelë me damkë, të cilët nuk i kursyen nga vrasjët fëmijët, të sëmuarit , pleqët, dhe plakat.Bënë luftë të ndytë , së të ndytë janë në zemer dhe në shpirt. Edhe pse përfundoi lufta , regjimet në shtetet ballkanike, mbetën të mvarura nga logjika jo reformiste.Edhe në Kosovë nuk u hoqë dorë nga agresiviteti. Të gjithë ata që po marrin guximin ti kundërshtojnë nuk po mbesin të pa ndëshkuar. Po prodhojnë armiqë të mbrendshem dhe armiqë të jashtëm. Plot gojën e kan më demokraci, e veprimet krejte me ndryshe. Sikur këtë popull e kan “dresuar” , së duhet duruar çdo të keqe që ju vjen . Këmbanët bien për ata që kan sy dhe vesh?!Kjo klasë politike nuk e meriton më besimin e qytetarëve.Se, siq ka thënë ish ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ju politikanet e keni dhi punën… ?!