Këshilli Kombëtar për Sekretariatin, ja se për kë votuan demokratët

19.01.2019 19:02:23

U mbyll procesi i numërimit dhe i përllogaritjes së rezultatit të votimit për sekretariatin e partisë. Pra, për sekretarin e Përgjithshëm, Sekretarin e Çështjeve Ligjore, Sekretarin Organizativ, Sekretarin për Çështjet Zgjedhore dhe Sekretarin për Burimet Njerëzore.

Në përfundim të numërimit rezulton se:

Nga 355 anëtarë të Këshillit Kombëtar, kanë marrë pjesë në votim 328 anëtarë.

Fletë votimi në kutinë e votimit për Sekretariatin, janë gjetur 328 fletë votimi

Sekretari i Përgjithshëm:

Gazmend Bardhi 277 vota

DorianTeliti 44 vota

Të pavlefshme 7 vota

Sekretari për Çështjet Ligjore:

Çlirim Gjata 284 vota

Marinela Ziu 37 vota

Të pavlefshme 7 vota

Sekretari Organizativ

Sahit Dollapi 258 vota

LulzimOmuri 60 vota

Të pavlefshme 10 vota

Sekretari për Çështjet Zgjedhore:

IviKaso 221 vota

DorianGjomarkaj 100 vota

Të pavlefshme 7 vota

Sekretari për Burimet Njerëzore:

ErvinMinaroli 278 vota

Minushe Lazaj 44 vota

Të pavlefshme 6 vota

Bazuar në këtë rezultat, në mbështetje të nenit 50, 55 dhe 57 të statutit të Partisë Demokratike, fitues për secilin pozicion janë:

Sekretar i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi

Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata

Sekretari Organizativ, Sahit Dollapi

Sekretari për Çështjet Zgjedhore, IviKaso

Sekretari për Burimet Njerëzore, ErvinMinaroli