Kështu përgatiten deputetët e OBRM-PDUKM-së për të bllokuar seancën e Kuvendit (Foto)

29.03.2017 08:46:20

OBRM-PDUKM-ja ka vendosur që të bllokojë punën e Kuvendit të Maqedonisë me reploka dhe kundër-replika duke folur për daljet në foltore të kolegëve të tyre partiak, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Me fjalime të gatshme, me replika të njejta dhe me kundër-replika të përgatitura që ndikojnë në zgjatjen e zvarritjes së punës së Kuvendit.

Aktorë kryesorë në bllokim janë deputetët Antonio Milloshoski dhe Ilija Dimovski, që gjithashtu janë edhe më të zëshëm kundër ”Deklaratës së partive shqiptare”.

Deputetët kanë vazhduar edhe dje por pritet që edhe sot të vazhdojë praktika e njejtë duke replikuar njëri tjetrin.