Këta do të jenë kandidatët e partive për kryetarë komunash

22.06.2017 18:10:06

Ndonëse deri më tani partitë politike nuk kanë zyrtarizuar ende kandidatët me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale, më poshtë janë disa nga emrat e mundshëm.

Partia Demokratike e Kosovës

PDK-ja në shumicën e komunave pritet të dal me të njëjtit kandidatë që i kishte edhe në zgjedhjet e kaluara. Kurse në Prishtinë këtë herë pritet të kandidojë me Lirak Çelajn dhe me Zenun Pajazitin në Gjilan.

Prishtinë – Lirak Çelaj

Prizren – Kujtim Gashi

Pejë –Arton Muhaxheri apo Muhamet Haliti

Mitrovicë – Avni Kastrati

Gjilan – Zenun Pajaziti

Ferizaj – Agim Aliu

Drenas – Ramiz Lladrovci

Skenderaj – Fadil Nura ose Nuredin Lushtaku

Malishevë – Isni Kilaj

Rahovec – Idriz Vehapi

Klinë – Sokol Bashota

Suharekë – Ramë Vataj

Podujevë – Naim Fetahu

Kamenicë -Begzad Sinani

Kaçanik – Besim Ilazi

Lidhja Demokratike e Kosovës

LDK pritet që në komunat ku ka qeverisur në mandatin e fundit të dal me të njëjtit kandidat, ndërsa në komunat tjerat do të dal me kryetarët e degëve të saj.

Pejë – Gazmend Muhaxheri

Ferizaj – Muharrem Sfarça

Fushë Kosovë – Burim Berisha

Podujevë – Agim Veliu

Istog – Haki Rugova

Viti – Sokol Haliti

Suhareka – Sali Asllanaj

Lipjan – Imri Ahmeti

Ndërkohë për kryetar të Prishtinës, ambicie ka shprehur ish-kryetari i kësaj komune, Ismet Beqiri, por nuk përjashtohet mundësia që kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës të dal Lumir Abdixhiku.

Lëvizja Vetëvendsoje

Në Lëvizjen Vetëvendosje deri më tani është e sigurtë vetëm kandidatura e Shpend Ahmetit për Prishtinën, ndërsa për komunat tjera, pritet të vendoset në muajt në vijim.

Prishtinë – Shpend Ahmeti

Vushtrri – Ali Januzi ose Aida Dërguti

Pejë – Avdi Shkreli ose Fatmire Mullhaxha- Kollçaku

Prizren – Artan Abrashi

Gjilan – Sami Kurteshi

Kamenicë – Arsim Thaçi

Istog – Florin Dreshaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj kohë më parë ka treguar për lajmi.net emrat e mundshëm që do të garojnë në disa komuna, e që sipas tij, AAK do të rikthehet fuqishëm.

Rahovecit – Smajl Latifaj

Obiliq  – Xhafer Gashi

Pejë – Fatmir Gashin

Gjakovë – Adrian Gjini

Deçan – Daut Haradinaj

Prishtinë – Avni Arifi

Junik – Agron Kuçi.

Nisma për Kosovën

Zyrtarët e Nismës kohë më parë kanë thënë se nëse garojnë të vetme në zgjedhjet lokale, kandidatë të kësaj partie për kryetarë komunash do të jetë kryetarët e degëve.