KIZ: Një person lejohet të votojë dy herë

18.12.2016 12:37:35

Koalicioni për Integritet Zgjedhor që po monitoron raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës në Drenas, ka raportuar për disa parregullsi që kanë ndodhur në procesin e votimit.

Siç ka njoftuar KIZ në një konferencë për media, një person është lejuar që të votojë, përkundër se kishte dorën me sprej që tregon se i njëjti tashmë veç kishte votuar, njofton Klan Kosova.

KIZ ka folur edhe për disa raste të tjera të tentimit të votimit të shumëfishtë, por që komisionerët kanë vepruar dhe nuk kanë lejuar të ndodhë diçka e tillë.

Gjithsesi, sipas KIZ, deri në këto momente nuk ka pasur parregullsi të cilat do ta dëmtonin shumë procesin e votimit në tërësi.