Kjo është gjendja shëndetësore e të prekurve me COVID-19 në Vushtrri

18.05.2020 12:53:18

Drejtor i Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli ka thënë se komuna e Vushtrrisë është në përkujdesje të familjeve të prekura me COVID-19.

Ai ka njoftuar se pacientëve ju është matur temperatura dhe parametrat vital, ku gjitha kanë rezultuara në vlera normale referente dhe gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile.

Shkrimi i plotë i Mehollit në Facebook:

Sot shërbimin ynë i urgjencës, duke respektuar masat mbrojtëse dhe protokollet, ka vizituar të gjitha rastet dhe familjet e komunës tonë të prekura nga Corona virusi Covid 19. 👨‍⚕️👩‍⚕️🚑

Pacientëve ju janë matur temperatura dhe parametrat vital, ku gjitha kanë rezultuara në vlera normale referente dhe gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile. Gjatë vikendit por edhe sot sipas nevojës i kemi furnizuar me terapi simptomatike dhe masa dhe mjete mbrojtëse (maska, dorëza, alkool).🧤🧴💊

Me ekipet tona po vazhdojmë të jemi afër dhe në shërbim të secilit qytetarë karshi kapaciteve e mundësive që kemi! Të gjithë të prekurëve nga virusi ju dëshirojmë shërim të shpejtë. Së bashku duke respektuar masat parandaluese do ta kalojmë së shpejti me shëndet edhe këtë sfidë