Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë e brishtë, ajo lidhet me sigurinë e gjithë Ballkanit

21.06.2017 19:09:49
Në Kosovë ka shumë sfida të sigurisë dhe gjendja e përgjithshme mund të bëhet shumë e brishtë dhe e paqëndrueshme në rajon me përhapje të shpejt të dhunës, ka paralajmëruar sot në Bruksel komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo.

Siguria në Kosovë është e lidhur me stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë zonës së Ballkanit Perëndimor ndërsa Kosova “çdo ditë përballet më sfida të tensioneve politike dhe multi-etnike, të ekstremizmit fetar, problemeve me refugjatët e të emigrantëve, siç është ndikimi rus”, ka thënë në Parlamentin Europian komandanti i forcave të NATO-s në Kosovë.

Ai ishte në një debat mbi situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor në nënkëshillin për siguri dhe mbrojtje të PE-së ai ka sqaruar se “ekziston një ndikim i fuqishëm të Rusisë në rajon, ndonëse nuk ka fakte për ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Moskës”, shkruan Telegrafi serb.

Siç tha ai, “kjo në thelb tregon ndikimin indirekt, me mesazhe të fuqishme në favor të nacionalizmit serb, të dhënies së mbështetjes elitave, që shoqërohet me shumë lajme të rreme”, transmeton lajmi.net.

Gjenerali Fungo theksoi se “tensionet politike dhe ndëretnike ndikojnë të gjithë njerëzit në rajon” duke paralajmëruar se “tensione mes grupeve etnike gjatë muajve të fundit ka pasur sidomos në Kosovë”.

Këtu bëhet fjalë, sipas komandantit të KFOR-it, për “shenja lufte, por betejë pa armë rreth simboleve të ndryshme, gjë që mund të mënjanohet sikur të kishte ndikim të medieve”.

Këto, tha ai, sidomos ura në Mitrovicë, “treni propagandues” dhe të’ ngjashme, por paralajmëroi se kjo situata lehtë mund të shndërrohet në dhunë.

Gjenerali italian ka thënë se siguria është fakt shqetësues pasi 366 luftëtarë islamikë nga Kosova shkuan të luftojnë krah për krah me terroristët.

Ndërsa rritja e ekstremizmit fetar dhe e radikalizmit është, siç shpjegoi ai, për shkak të “varfërisë dhe papunësisë”.

Komandanti i forcave të NATO-s në Kosovë, tha se autoritetet në Prishtinë kanë miratuar sërë masash institucionale e ligjore për të parandaluar atë, por, ka tërhequr vërejtjen se “gjatë muajve të ardhshëm një numër luftëtarësh islamikë do të dalin nga burgu dhe duhet të integrohen në shoqëri, që paraqet sfidë të njëmendtë”.

Gjenerali Fugo ka përmendur edhe çështjen e hetimit dhe ndjekjes penale për krimet e luftës në Kosovë nga viti 1998 deri në vitin 2000, që paraqet një sfidë të sigurisë, “e cila mund të ndryshojë  situatën nga vjeshta kur ajo fillon dhe nga kjo mund të shkaktohen probleme gjatë viteve”.

“Gjithë këta faktorë padyshim kërcënojnë sigurinë në Kosovë, për çfarë me të vërtetë ndikon dhe pasiguria politike pas zgjedhjeve në Kosovë dhe problemet e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ka edhe kërcënime të shumë të rrezikshme që lidhen me ekstremizmin, po ashtu edhe transformimi i Forcave të Sigurisë në Ushtri të Kosovës, që kundërshtohet fuqishëm nga Beogradi”, tha gjenerali Fungo, duke shtuar se “fundi i kësaj është shumë i pasigurt”.

Komandanti i KFOR-it ka vënë në dukje problemet ekonomik në Kosovë dhe theksoi se “të gjitha këto elemente mund të përkeqësojnë situatën edhe ashtu të brishtë nga vitet e kaluara, krahas shtimit të jostabilitetit në Kosovë dhe në tërë Ballkanin Perëndimor”.

“Për shkak të kësaj, situata e përgjithshme mund të bëhet shumë e brishtë dhe e paqëndrueshme në rajon me shpërthimin e dhunës, që është shumë e mundshme”, tha Fungo.

Ai ka vlerësuar se stabiliteti dhe paqja në Kosovë kanë rëndësi vendimtare, sikundër edhe dialogu Beograd0Prishtinë dhe normalizimi i marrëdhënieve midis dy palëve.

Gjenerali tha se “KFOR-i vepron pa anime” për ruajtjen e sigurisë dhe shtoi se “Shqiptarët e shohin KFOR-in si garanci të mbrojtjes nga rreziqet e jashtme , ndërsa serbët e Kosovës misionin tonë e konsiderojnë në radhë të parë si forcë të sigurisë brenda Kosovës”.