Konfiskohen 24 kg marihuanë në Tabanovcë

14.10.2016 10:41:07

Shërbimet doganore në kalimin kufitar Tabanovcë mbrëmë kanë parandaluar kontrabandimin e 24 kilogramë marihuanë.

Droga është gjetur në motorin e makinës me targa të Suedisë e drejtuar nga shtetasi shqiptar A.G.

Në pyetjen e doganierëve se a ka diçka për të paraqitur në doganë, personi u përgjigj se nuk ka asgjë, por edhe përkundër kësaj zyrtari doganor filloi me kontrollën dhe vërejti se në motorin e makinës, e mbështjellur ka rreth 24 kg marihuanë. Marihuana ishte e fshehur ana e porositësit në makinën e transportuesit për ta shitur në Suedi.