Kosova duhet të ketë kapacitete të plota të menaxhimit të emergjencave

29.06.2017 09:37:25

Sot në Kolegjin “BIZNESI” mbahet konferencë shkencore me temë “Menaxhimi i Emergjencave pararojë e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe sigurisë së të ardhmes së saj”.

Shyqeri Kabashi koordinator, tha se organizimi i konferencës shkencore, ka rëndësi për Kosovën.

“Nga kjo konferencë do të dalin rekomandimet që do të u përcillet institucioneve gjegjëse’, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij në këtë konferencë do të trajtohen lloje të temash të ndryshme. “Në këtë konferencë do të referohen tema që të janë me rëndësi për vendi dhe rolin e menaxhimit të emergjencave në zhvillimin ekonomik”, tha ai.

Kabashi ka përmendur edhe djegien e hapësirave të natyrës. “Faktori për çdo sferë edhe në djegien e natyrës është njeriu”, tha Kabashi.

Tezat e tjera që do të diskutohen në këtë konferencë janë: Roli i tregtisë në rritjen e varfërisë në Kosovë, Fuqia, përgjegjësia dhe liria në vlerësimin e rolit të menaxhimit të emergjencave në zhvillimin ekonomik të Kosovës, Qeveria juaj dështoi thonë nëse – nuk ndërpreu ciklin e fatkeqësive të sigurisë kombëtare etj.