Kosova nderon viktimat e 11 shtatorit në SHBA

10.09.2018 19:44:40

Në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001, shoqata ”Miqtë e Amerikës” kanë organizuar evente të cilat do të përcillen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Përveç policisë, pjesë e këtyre aktiviteteve janë edhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Zjarrfikësit, Qendra e Mjekësisë Urgjente si dhe nxënësit e shkollës ‘’Hivzi Sulejmani’’ në Fushë Kosovë.

Fillimisht nga mëngjesi do të bëhet nisja e një numri nxënësish të shkollës “Hivzi Sulejmani” Fushë Kosovë nga Shtatorja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, me emrat e viktimave të vendosur në korniza me marshutën sheshit Zahir Pajaziti, rruga George W. Bush, Katedralja deri te sheshi Bill Clinton.

Më pas zjarrfikësit dhe emergjenca defilojnë me sinjalizime të ndezura.

Garda e Policisë së Kosovës pritet të ulë në gjysmë shtizë flamurin te shtatorja e Presidentit Bill Clinton.

Nga mesdita pritet të ketë edhe ndezje të qirinjve, ku në fund do të ketë edhe ekspozitë me fotografi të ngjarjes 9/11 dhe aktivitete të Shoqatës që lidhen me këtë ngjarje.