Kosova nuk ka nevojë për kakuda

21.05.2020 11:57:28
Nga Ahmet Asani
Kosova ka nevojë për parti politike të cilat projeksionet dhe kauzat e tyre për të ardhmen e shtetit të Kosovës i ndërtojnë në bazë të orientimeve të tyre ideologjike e programore, qofshin ato të djathta apo të majta, e jo për subjekte të cilat kauzat e tyre për marrje të pushtetit i ndërtojnë duke paraqitur Kosovën si një ferr i ndërtuar nga ndërkombëtarët dhe vendorët!
Kosova nuk ka nevojë për subjekte të cilat çdo gjë që është bërë deri sot në Kosovë e shohin si pleh, kurse veten e shohin sikur ajo Lulja Kakude që rritet mbi plehëra!
Kosova nuk ka nevojë për Lule Kakude! Lulja Kakude është e njohur si një nga lulet më të helmueshme, prandaj kësaj bime shqiptarët i kanë dhënë emrin Helmëza! Lulja Kakude ( lat. Cicuta) apo Helmëza, është e vetmja bimë e cila të gjitha pjesët e bimës i ka të helmueshme, e sidomos rrënjët dhe farat!