Kosovari që terrorizoi Vlorën deklaroi se kishte qenë nën efekte të drogës

19.08.2016 17:16:19

Prokuroria kërkon të lihet në ‘arrest me burg’ 29-vjeçari, Dijar Xhema, shtetasi kosovar nga Mitrovica që dhunoi dhe tentoi të rrëmbente 3 persona në Vlorë.

Ngjarja ndodhir dy ditë më parë.

Burime për Report TV kanë mundur të mësojnë se avokati ka depozituar kartelën mjekësore ku sipas tij 29-vjeçari vuan nga çrregullime mendore.

Ndërkohë që vetë kosovari ka deklaruar se nuk ka lidhje me ISIS, por ka qenë nën efektin e drogës kur ka tentuar të rrëmbejë 3 personat.

Dijar Xhema dhunoi tre persona në Vlorë duke thirrur “Allahu Akbar”, “Jam i dërguar i Allahut” dhe “Do ju vras të gjithëve”