Kosovë-Shqipëri, me aktivitete të përbashkëta për të rinjtë

02.02.2018 12:28:17

Këshilltarja për Rini e ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport (MKRS),Kujtim Gashi, Shpresa Rama ka zhvilluar një takim me zëvendës ministrin e Rinisë së Shqipërisë Shpat Kolgega, me të cilin u akorduan për planin e përbashkët të aktiviteteve që do t’i zhvillojnë gjatë këtij viti me të rinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, këshilltarja e ministritë Gashi, Shpresa Rama.

Ajo ndër të tjera ka shkruar se bashkërisht dy shtetet do të organizojnë kampe pranverore- verore, si dhe shume aktivitete tjera.

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

“Sot, patëm takim me zv. Ministrin e Rinisë së Shqipërisë z. Shpat Kolgega me të cilin u akorduam për planin e përbashkët të aktiviteteve që do t’i zhvillojmë gjatë këtij viti me të rinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë bashkarisht, duke filluar me kampe pranverore e verore, akademi rinore, panair të OJQ-ve, muaj të pikturës dhe dramës, javën e rinisë dhe shumë aktivitete tjera të përbashkëta.
Ky vit do të jetë i mbushur me aktivitete rinore përmes së cilave do të kenë mundësi të inkuadrohen dhe të jenë pjesë të rinjtë tanë. #rinia #kosove #shqiperi #jeminje”.