Kriza ekonomike ruse refleksion i agresivitetit dhe kërcënimit ushtarak të Putinit

21.12.2016 11:09:45

Nga Fadil Kajtazi

Me heret ju kemi informuar se me 04.12.2016, në Detin Mesdhe, është rrëzuar aeroplani luftarak i flotës ruse që ishte pjesë e skuadronit të aeroplan bartëses “Admirali Kuznjicov” që është duke operuar në Detin Mesdhe. Se teknologjia ushtarake ruse ka ngecur dhe nuk po është në gjendje të përcjellë trendet e zhvillimeve, dëshmon edhe rasti i mbrëmshëm i rrëzimit në rrethinat e Moskës të aeroplanit luftarak Sukhoj-27. Ky aeroplan ishte pjesë e skuadronit të njohur akrobatik “Kalorsit” dhe njoftohet se piloti nuk ka arritur të katapultoi dhe ka humbur jetën. Kur kihet parasysh se pilotët e këtij grupi akrobatik janë elita e pilotëve të flotës ruse, gjasat e rrëzimit të këtij aeroplani nga ndonjë gabim i pilotit janë minimale. Rrëzimi duhet të ketë ndodhur si shkak i ngecjeve teknike. Kriza ekonomike ruse e shkaktuar nga sistemi oligarkik i Putinit ka krijuar probleme duke kufizuar kapacitetet investuese në ushtri, gjë e cila ka ndikuar në kufizime edhe në mirëmbajtjen teknike të teknologjisë operative.

Populli rus e do demokracine dhe kete e ka kuptuar Putin. Ai ndodhet në panikë, këtë e ka hetuar pasi profesioni prej oficeri të KGB-së i ka lënë ves ti nuhas gjërat më larg. Fundin e tij prej diktatori po tenton ta largoj duke demostruar force dhe kërcnuar perëndimin. Ai do të përfundoj siç përfundojnë diktatorët. Takimi i djeshëm me diktatorin Erdoan dhe shkuarja e sotme e Vuqiqit në Moskë për ti bërë pazar gjashtë MiG-29, janë opcione zë zymta drejtë fundit të një diktatori.