Kroacia nuk toleron Islandën, gjen Danimarkën në fazën e 1/8-ve

26.06.2018 23:00:52

Në sfidën e Grupit D mes Islandës dhe Kroacisë, ishullorët nuk arritën të përfitojnë nga “turn over-i” i ballkanasve të Zllatko Daliçit dhe u mposhtën me rezultatin 1-2.

Gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë, kur Kroacia shënoi me Badelj në minutën e 53-të dhe Perisiç në të 90-ën, ndërsa për islandezët barazoi përkohësisht Sigurdsson me 11-metërsh.

Në fund Kroacia është skuadra që kualifikohet si e para e grupit, me 9 pikë të plota dhe gjen Danimarkën në fazën e 1/8-ave.