Kryefamiljari i jep fund jetës duke u djegur me benzinë.

02.12.2016 15:08:31

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në orët e paradites së sotme në Bilisht të Korçës.

Sipas policisë, në banesën e tij private, është vetëdjegur me benzinë 57-vjeçari me inicialet K. Ç.

Menjëherë në vendngjarje u dërguan shërbimet e Policisë dhe të Ambulancës. Ai është transportuar për ndihmë mjekësore në Spital, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Nga hetimet e para, dyshohet se ky shtetas, ka patur probleme mendore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.