Kryeministri Mustafa merr një përkrahje të madhe nga Milaim Zeka

03.12.2016 13:51:22

Gazetari Milaim Zeka, i njohur si një nga zërat më kritik ndaj krerëve shtetëror të Kosovës, kësaj radhe i ka dalë në përkrahje kryeministrit Isa Mustafa.

Zeka, përmes një postimi në FACEBOOK, thotë se “ashtu sikurse kryeministrin (mua akoma më shumë), më shokojnë shumë, jo disa, mediume të Kosovës, të cilat bazë të referimit i kanë politikanët serbë, edhe mediumet serbe”, transmeton Telegrafi.

Këto komente gazetari Zeka i ka bërë duke iu referuar reagimeve të djeshme të zyrtarëve qeveritarë të Serbisë, lidhur me vizitën e Kryeministrit Mustafa në veri të Kosovës, në përurimin e urës.

Lexojeni të plotë postimin e Zekës:

“Hera e pare qe pajtohem me Kryeministrin

E lexova, me shume kujdes, deklaraten e Kryeministrit Mustafa, rreth incidentit qe shkaktuan nje grup pijanecash, rrugaç, dhe bandita serb te Millosheviçit, te cilet duan te shkaterrojne çdo ure afrimi, dhe komunikimi ne mes qytetareve te Kosoves.

Ashtu sikurse kryeministrin (mu akoma me shume), me shokojne shume, jo disa, mediume te Kosoves, te cilat baze te referimit i kane politikanet serbe, edhe mediumet serbe.

Mjafton te hulumtoni se me çfare orgazme raportojne keto mediume te qenefave serb, e qe botohen, per fat te keq ne gjuhen shqipe.

Po jap disa shembuj: “Thaçi e ka katragjyshin ortodoks serb”! “Ramush Haradinaj trafikant droge, dhe i armeve”! “Daut Hradinaj do ta sulmoje veriun”! E marrina te tilla!

Perkunder AGK, qe e paska kritiku kryeministrin, se gjoja na “paska cenuar lirine e fjales”, une e kritikoje ate se paska folur teper but, dhe teper urte.

AGK- ja, ne radhe te pare duhet t i diciplinoje mediat dhe gazetaret, kur bejne shkrime paushalle, ashtu sikurse kryeministri qe duhet me ba ma shume ne mundesine tone per te pasur çasje ne dokumenta zyrtare!”(sic), ka shkruar Zeka.