Kryeministri Mustafa: Përfaqësuesja e Kosovës u konfirmua si një ekip i denjë për garat ndërkombëtare

05.09.2016 23:08:15

Me të përfunduar ndeshja ndërmjet Finlandës dhe Kosovës me barazim, ka reaguar edhe keyeministri Mustafa, i cili ka shprehur bindjen se edhe mund te fitonim. Në një postim në facebook, kryeministri Mustafa ka shprehur kënaqësinë për barazimin dhe ka vlerësuar lart paraqitjen e përfaqësueses së Kosovës. Në fund, ka shprehur respektin për të gjithë lohtarët dhe shtabin e përfaqësueses.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit Mustafa:

Paraqitje plot dinjitet. Kemi mundur të fitonim por edhe barazimi në ndeshjen e parë ishte rezultat i kënaqshëm. Përfaqësuesja e Kosovës u konfirmua si një ekip i denjë për garat ndërkombëtare. Respekt për të gjithë lojtarët dhe shtabin e përfaqësueses!