Kryeministri Mustafa: Trashëgimia jonë shekullore burim i zhvillimit tonë kulturor dhe ekonomik

07.11.2016 19:52:20

Kryeministri Mustafa ishte sot në Pejë ku mori pjesë në inaugurimin e Çarshisë së Vjetër dhe të Qendrës për zhvillim. Këtë e tha vetë kryeministri Mustafa në një postim në facebook. Kryeministri Mustafa, po ashtu shprehu interesin për të kultivuar trashëgiminë kulturore dhe artizanale edhe si burim i zhvillimit ekonomik.

“Sot mora pjesë në inaugurimin e Çarshisë së Vjetër si dhe të Qendrës së Zhvillimit Artizanal në Pejë.

Kemi interes të madh që të kultivojmë trashëgiminë tonë kulturore dhe atë të artizanatit. Ajo çfarë pamë në Pejë është trashëgimi jo vetëm me decenie, por me shekuj dhe është burim i zhvillimin tonë kulturor dhe ekonomik. Urime qytetarëve të Pejës, Kryetarit Muhaxheri dhe përfaqësueses së BE-së Apostolova për ketë sukses të përbashkët.” – thuhet në postimin e kryeministrit Mustafa në facebook.

fb_img_1478544262687

fb_img_1478544266983

fb_img_1478544272483

fb_img_1478544276378fb_img_1478544281331fb_img_1478544285185