K’shtu zbrazet Kosova/ vargje nga Ahmet Asani

18.01.2020 12:06:42

K’SHTU ZBRAZET KOSOVA
Ti më tha,
unë të thash!
M’tha e t’thash,
shkunë dhentë me gjithë dash!

Ti replikë,
unê replikë!
Ti mbledhje unë mbledhje,
mbet populli në zgjedhë-je!

Ti më shkrove,
unë tê shkrova!
M’shkrove t’shkrova,
m’rrove t’rrova k’shtu zbrazet Kosova!