,,Ku je “bukuroshja ime”, si te therriste dikur, edhe sot pas kaq vitesh,ti e ndjeve si atehere…”!!!!

30.07.2020 16:03:26
Nga Pirro Miella
…..Mali me mal nuk takohen, se njerezit takohen nje dite. Per pushime ne Poradec. Ditet kalonin bukur, ishte mesuar me vetmine e tij prej disa vitesh. Keshtu e ka jeta. Ate buze mbremje ishte ulur diku ne lokalet ne brendesi, afer bllokut te dikurshem. Para nje darke te bollshme, qe konkuronte me kujtimet e tij. Ne trotuar po kalonte dikush, qe i ngjante me dike. Nuk ju durua u ngrit nga tavolina dhe i doli para, Zonjes me qenushin e saj te bardhe. Shtangu ishte pikerisht ajo e dikurshmja. I erdhi nderment si e therriste saa here e ndeshte ne rruget e qytetit te tij: “Ku je “bukuroshja ime”. Zonja ndaloi, piceroi syte. ate ze e njihte e ndillte diku larg, por etiketimi “bukuroshja ime”, ja gudulisi nga brenda tere trupin. Nuk kishte pike dyshimi. Ishte ai “i pa ndreqshmi” qe e therriste ashtu kurdohere. U takuan me mall. Me xhentilense e ftoi ne tavoline e tij. Filluan bisedat. Asnje nuk e pyeste tjetrin se si e kishin kaluar jeten por u zhyten ne ato kohe pak te larget te mbuluar me nje vello gri te erret. -Te kam kerkuar te jesh partnerja ime vetem nje cast, te ftova per nje tango sesuale, por te shoqeruar dhe me nje gote vere, te kalonim te dy nje nate pa gjume. Te propozova te jesh partnerja ime ne ato caste te perendimit buze detit, e mban mend ti ishe e strukur ne preherin tim dhe une te thurrja rrjeshtat pa fund se, Ti je casti im i frymezimit dhe u bashkua edhe deti i pazhurme. Te ftova te jesh partnerja ime mbase edhe nje mengjes, por ta parashtrova propozimin, edhe nje nate me ty qe ate “henen” deshmitare e vetme ta beja partenere me ty. Pastaj te vendosje Ti pasi te dale agimi i fresket te rrije me mua apo te ikje per te mos u kthyer me. Dhe u ngrita te ftova ne tangon tone ne melodine e muzikes ne bar, apo me shusherimin e valeve te zbutura per rreth. -Eja- dhe hapat i hodha drejt teje, por per cudi gjuha nuk fliste dot, dhe hapin e dyte kemba u mpi dhe nuk plotesoi dot. Keshtu ne driten e henes tangoja po na priste, por goja nuk e artikuloi dot, ndonese dora te perfshiu nga beli dhe zemra rrahu fort. Dhe keshtu nuk e kercyem tangon, por e humbem pa filluar Pertej muzika vazhdonte tangon, ate tango qe te dyve te na zgjonte pasionin qe kishim fshehur diku thelle. Sa doja ate tango, sa ma kerkonte shpirti, por goja nuk e plotesoi dot. Ashtu ne tango te perkulesha te te puthja qafen e zbuluar. Ate puthje qe te ka munguar deri sot, mos me veshtro me ata sy te perenduar e di pse hesht se vjen nga nje status Zonje e martuar dhe thua me gjysem zeri, se je e lumtur, edhe buza do te buzeqeshe e maskuar. Keshtu u ndame ne dy bote te ndara ne mes, por nje enderr ate nate lindi dhe prape vdiq, por syte edhe sot te tradhetojne nuk e fshehin dot sa e kane pritur ate puthje te zjarrte. Ajo ngriu e tera, nuk foli vetem afroi fytyren dhe ai ja rrembeu ate puthje, syte nuk ishin deshmitare. Ne ato caste folen buzet shume, ato buze folen shume dhe ne heshtje, buzet qeshen me brengen e saj dhe ate cast thane shume dhane shume, ato buze qe kishin nje jete qe nuk thonin gje qe nuk shijonin gje. ….Ato buze ndezen zjarrin, u puthen embel, ishin ne ato caste buze me drite te vertet me driten e pasionit dhe te zjarrmise, qe mbartnin me vete per aq vite larg. Buzet e tyre ne ate moment gjithe jeten e jetuan….