Kujdes nga paratë false në Prishtinë

22.06.2018 10:28:12

Dy raste të falsifikimit të parasë janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë
Në njërin rast, një punëtore në një bankë ka raportuar se një klient i bankës ka deponuar një shumë të hollash ku gjatë kontrollimit të monedhave janë vërejtur se tri monedha nga 50 € dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar.

Edhe në rastin e dytë, një punëtore në një bankë ka raportuar se tre të dyshuar kanë deponuar tri kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara në vlerë (3 x 100 €) 300 euro.

Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar. Policia po merret me të dyja rastet.