Kujtimet që flasin ose plasin

25.02.2019 19:07:01

Nga Anton Marniku

Një herë e kam pa një kreshnik,
si në këngët e Mujës e të Halilit.
I cili mbante mbi vete barrën e sizifit, që sot nuk ia kish vnu kush shpatullat asaj hataje…
Nuk mundja ta quaja njeri te zakonshem, krejtë i kishte të pazakonshme, ecjën e kishte ndryshe, të prajshme, qëndrimin stoik, pamjen e Prëk Calit, por në vënd të armes kishte pëndën. Fjalën e kishte plumb të ranë, e cila s’kthehej më pa e zanë vëndin, se vetem si e tillë dilte nga goja, e peshuar mirë, e artë.
I tillë ishte, të tillë e kishte barrën edhe fjalën, dy herë më të rëndë se trupin. 
Lisat e gjatë pranë ti dukeshin si pipa të vegjël, më rrinte gjithmonë në mëndje Lisi si sinonim i shtatit të Ti, ai lisi shtatëgjatë në bregë te Drinit t’ Bardhë, aty ku e kam rritë shtatin e njomë.
Fortunat u ndeshen mbi të, sikur ishte rritë për të qënë nē ball të tyre, “sopatat” u thyen mbi trupin e ti. Ai, si ai ma, i palëkundshëm e i pamposhtur kurrë.

“Sopatat” sikur edhe më teper e shtonin urrejtjen dhe fuqinë, me çdo kushtë dojshin me pa shtatin e ti të plandosur për dhe, por jo ai qëndroi i pamposhtur.
Po të shkruheshin prapë këngë kreshike, lahutari do ta këndonte këngën e Ti, e këti Malësorit urtak, siç e patë çuajtur një profesor i imi, Kolë M. Berishen.
Kurrë nuk e kam pa tuj qeshë, as Kosovën e as Kolën, deri sa erdh liria…
Shqiptarizmen dhe urtësin e ti gjithmonë e krahasoja me atë të Gurakuçit, dhe ashtu më ka mbetur në mëndjen time, tashmë as që do mundohem ti shohë ndryshe. Njërin në krahun e djathtë të Ismail Qëmailit, e tjetrin në krahun e djathtë të Ibrahim Rugovës, dhe të tillë do mbesin në mbamëndjen e historis. Thash më vete historija përseritet, vetem në kohnat e vështira.