Kurteshi nuk e përjashton mundësinë e largimeve nga VV-ja (Video)

19.12.2017 19:47:32

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sami Kurteshi, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që ndonjë individ brenda kësaj organizate, të largohet nga VV-ja.

Ai në emisionin “Info – Box”, të RTV Dukagjini, ka theksuar se ka pasur momente kur individë të caktuar janë larguar nga lëvizja, individë dhe grupe.

“Ne konsiderojmë se largimet diku kanë reflektuar pozitivisht dhe diku negativisht. Nuk po them se kjo do të ndikonte dhe reflektonte vetëm negativisht. Nuk mendoj se ka thelb dhe materie për veprime të tilla”, ka shtuar Kurteshi.