Kush është gazetari ukrainas që hyri ilegalisht në Kosovë ?

20.09.2016 19:16:48

Gazetari ukrainas që hyri ditë më parë në Kosovës quhej Sergey Belous. Ai është arrestuar edhe në shtetin e vet, konkretisht nga Forcat Ukrainase. Kurse, në Kosova, atij iu është ndaluar të hyjë edhe për pesë vitet e fundit.

KosovaPress ka siguruar fotografinë e tij nga organet e sigurisë. Megjithatë, Policia nuk ka dhënë detaje se cili ishte qëllimi i vizitës së gazetarit “problematik”, i cili është arrestuar në vendin e vet, si dhe nuk ka treguar se sa ka qëndruar ai në Kosovë. Belous duket se kishte injoruar shtetin e Kosovës, pas përveç vizës ai nuk kishte as vulën hyrëse në territorin e Kosovës.

Sergey Belous, është një shtetas ukrahinas nga qyteti i Kharkov, i cili është ndaluar nga patrulla policore e Stacionit Policor në Rahovec më datë 15.09.2016, rreth orës 18:30. Bashkë me të ishte një shtetas serb i Kosovës (Z.M.) i lindur me (1972) nga Shtërpca, si dhe një ukrahinase me inicialet S.O. e lindur më (1993) në Ukrainë, tani me nënshtetësi të Federatës Ruse.Sipas Policisë, atyre nga autoritetet kompetente policore të RKS-së iu është shqiptuar gjoba sipas ligjit dhe Urdhër Largimi me Forcë, me ndalesë rihyrjeje prej pesë viteve, i cili urdhër u ekzekutua menjëherë duke i dërguar me përcjellje policore deri në pikëkalimin kufitar në Merdare, ku u larguan për në Republikën e Serbisë.