Kushëriri i komandantit legjendar Adem Jashari, në kushte të rënda për jetë (Video)

20.12.2016 16:31:02

Kjo shtëpi ka mbi 40 vjet e cila qëndron mbi këto themele. Këtu jeton familja e Mehmet Jasharit nga Komuna e Skenderajt.

Edhe pse kushëri i afërt i komandantit legjendar Adem Jashari, kjo familje ka mbetur në këtë gjendje larg ndihmës së Komunës dhe shoqërisë edhe pse sakrifikuan aq shumë në luftë.

I zoti i kësaj shtëpie Mehmeti, thotë se të jetohet në këtë gjendje është shumë vështirë…

“Jemi kanë në komunë po sen, as nuk është në rend mu ndërtu shtëpia. Do dru i kemi, ftofte bahet…”, thotë Mehmeti.

Natyrisht se një shtëpi kaq e vjetër s’ka se si të jetë ndryshe pos gati të shembej.

Për Gjylën, si e zonja e shtëpisë, jeta qenka gjithqysh.

“Na po jetojmë qyshtu, i kemi dy dhoma, ne dhomen tjeter nuk guxojna me flejt se krejt u ça. Burri pa punu, uje kena, po duhet me shku te bunari me bajt. Jeta ish gjithqysh…”, thotë Gjyle Jashari.

Por sikletin më të madh për të jetuar në këtë shtëpi, e kanë fëmijët. Ata kanë shumë frikë.

Këto themele ishin vendosur qysh para luftës, si përpjekje për një strehim më të mirë. Por edhe pas kaq shumë vjetësh, asgjë nuk ka ndryshuar.

Këto themele presin që sa më parë ta mbajnë mbi supe një shtëpi të re.

Të gjithë të interesuarit për të ndihmuar mund të paraqiten në numrin e telefonit; 045/876-883.

Kurse ata që duan të ndihmojnë përmes llogarisë bankare:

ProCredit Bank: IBAN: XK051117009407000174

SWIFT (BIC) CODE: MBKOXKPRXXX

Adresa: RKS – Kosovo: Prishtinë: 10000