Kuvendi i Kosovës duhet të veprojë urgjentisht për përgjegjësinë e Hashim Thaqit

02.04.2018 16:59:53

 

Shkruan: Riza Salihu

Më 29 mars 2018 në Kosovë u kidnapuan gjashtë persona, nënshtetas të Turqisë, të cilët jetonin dhe punonin në Kosovë dhe kishin qëndrim të rregulltë në Kosovë, e ata menjëherë, me veprim të shpejtë dhe tërësisht sekrete, u deportuan përmes aeroportit të Prishtinës për në Turqi. Të gjithë pushtetarët e Kosovës të nivelit më të lartë, ndër ta edhe vet presidenti Hashim Thaçi, u deklaruan se nuk dijnë gjë për këtë ngjarje.

Por pikërisht Hashim Thaçit do t’i zbulohej gënjeshtra shumë shpejt, sepse kishte dorë në këtë vepër kriminele të kontrabandimit të njerëzve, bashkë me presidentin fashist të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, të cilët njëri tjetrin po e quajnë “vëlla”.

Vëllai i madh i Hashim Thaçit, presidenti fashist i Republikës së Turqisë, diktatori kriminel Recep Tayyip Erdogan, (i cili po e trajton Kosovën sikur të jetë një vilajet i sulltanatit të tij që po e ëndërron), vetëm dy ditë pas këtij kontrabandimi të 6 qytetarëve turqë që përndiqeshin nga Erdogani, në një prononcim publik para një mase të madhe njerëzish dha dëshminë më të qartë që mund të jepet, se ishte Hashim Thaçi ai që ua mundësoi agjentëve sekret të MIT-it famëkeq turk, të hynin në Kosovë, t’i kidnapojnë njerëzit që jetonin me qëndrim të rregulltë në Kosovë dhe t’i deportonin ata përmes aeroportit të Prishtinës për në Turqi. Erdogan iu falenderua publikisht Hashim Thaçit për ndihmën vëllazërore që ua ka dhënë agjentëve sekretë të MIT-it. (Për ata që nuk e dijnë, MIT është një shërbim sekret i Turqisë, i njohur për vepra të rënda kriminele dhe çnjerëzore, që në Turqi e ka famën më të keqe se që e kishte UDB-ja në territoret e Jugosllavisë).

Me këtë vepër Hashim Thaçi ka kryer TRADHËTI TË RËNDË KOMBËTARE. Për këtë duhet të vepron Kuvendi. Kuvendi duhet ta thërret në përgjegjësi Hashim Thaçin dhe ta shkarkon nga posti i presidentit. Si një person që ka zënë postin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi e ka obligim të jetë i pari që e mbronë sovranitetin e vendit, e jo i pari që e shkelë sovranitetin dhe vepron tradhëtisht e tinëzisht kundër vendit të vet. Mosmarrja në përgjegjësi e Hashim Thaçit nga ana e Kuvendit do ta sjellë Kosovën në një pozitë akoma më të keqe ndërkombëtare se që ka rënë deri tash.

Nuk dua dhe nuk po e shoh të nevojshme ta vazhdoj me argumentime të tjera, pasi këto që i shënova mjaftojnë. Për veprime të mëtejme e ka për obligim Kuvendi i Kosovës.