Kuvendi miraton pr/ligjin “Për arsimin profesional”, Klosi: Ndryshon jetën e shtresës së mesme

16.02.2017 23:31:29

Kuvendi miratoi me 72 vota pro dhe dy vota kundër pr/ligjin “Për arsimin dhe formimin profesional”.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi tha se nisma ligjore nuk lidhet vetëm me edukimin, por ajo lidh në mënyrë të pandalshme tregun e punës me edukimin në përgjithësi.
“Arsimi dhe formimi profesional do duhet të trajtohet jo si edukim, por si mekanizëm që mund të ndryshojë jetën e shtresës së mesme shqiptare. Na duhen profesionistë që përmes profesionit të paguhen më shumë dhe të jetojnë më mirë”, tha ministri.

Deputetët e mazhorancës miratuan në fund të seancës së sotme edhe çështjet e tjera në rendin e ditës

Opozita nuk mori pjesë në votimin e pr/ligjeve të seancës së sotme, pasi braktisi punimet e Kuvendit, pas vendimit të Byrosë për përjashtimin me dhjetë ditë nga punimet e Kuvendit të deputetit të PD-së, Flamur Noka.