Ky polic u bë heroi i ditës sot në Prishtinë (Foto)

05.10.2016 15:16:15

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, sot ka parandaluar një aksident potencial në qendër të Prishtinës.

Një vajzë 10-vjeçare sot për pak sa nuk u godit nga një veturë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, më saktë përballë ndërtesës së Radio Kosovës.

Vajza duke zbritur nga vetura, u rrezikua të goditet nga një veturë tjetër në lëvizje, por në këtë moment ndërhyri polici Ferid Berisha që parandaloi aksidentin, rrëfen ngjarjen dëshmitarja Hafize Elshani.

Postimi i saj:

postimi