Kylian Mbappe humbë përballjet me Real Madridin

23.01.2018 01:06:39

Një lajm aspak i mirëpritur për PSG-në dhe Unay Emery.

Kylian Mbappe, pritet të mbesë jashtë fushave për dy muaj, pas lëndimit të pësuar një natë më parë.

Ylli i ri francez pësoi një lëndim gjatë një përplasje me portierin e Lyon, në humbjen 2:1 të PSG-së.

Sipas ‘ESPN’, Mbappe pritet të mbetet jashtë fushave për dy muaj, gjë që do të bëjë të humbas përballjet e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.