KZR: Votimi për zgjedhjet serbe, vetëm me dokumente të vlefshme

KZR: Votimi për zgjedhjet serbe, vetëm me dokumente të vlefshme

31.03.2017 12:23:07

Qytetarët e regjistruar në listat zgjedhore do të mund të votojnë të dielën më 2 prill në zgjedhjet presidenciale vetëm nëse në vendvotim do të paraqesin letërnjoftimin e vlefshëm, pasaportën ose lejen e vozitjes, njoftoi të premten Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë (KZR).

Në kumtesën e këtij komisioni thuhet se votuesve të cilëve u ka skaduar letërnjoftimi duhet të votojnë me kusht, si dhe duhet që të prezantojnë vërtetimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për kërkesën e bërë për marrjen e letërnjoftimit të ri.

Votimet do të zgjasin nga ora 7.00 deri 20.00.