Labinot Tahiri ia doli që të mbledhë 10.000 euro për Shkupin

20.08.2016 16:45:28

Përmes faqes së tij në Facebook, këngëtari Labinot Tahiri bën të ditur se ka arritur që të grumbullojë 10.000 euro për lagjet shqiptare të përmbytura në Shkup.

”O vëllezër e motra. Ia dola bashkë me ju edhe kësaj radhe, i tubuam paratë, 10.000 euro për lagjet e shqiptarëve në Shkup. Zoti i bekoftë shqiptarët edhe ato kombet tjera të cilët respektojnë identitetin tonë prej shqiptari”, ka shkruar Labi në Facebook.