Laboratori i drogës në Ishëm, arrestohet një tjetër trafikant

25.09.2016 11:22:40

Një tjetër trafikant është arrestuar nga policia e Durrësit në lidhje me hetimet që po zhvillohen për laboratorin e gjetur në Ishëm tre ditë më parë.

I arrestuari është Ervis Dama 25 vjeç, i cili ka qenë në furgonin që po transportonte 300 kg drogë.

Uniformat blu gjatë kontrolleve pas kapjes së furgonit me drogë, zbuluan edhe një banesë në fshatin Rrotull të Ishmit, që ishte përshtatur si laborator për tharjen, pastrimin dhe magazinimin e drogës.

Dyshohet se laboratori i gjetur dhe furgoni që u kap duke transportuar kanabis kanë lidhje me avionin italian që u rrëzua rreth dy javë më parë në grykëderdhjen e Ishmit.

Piloti italian Guido Guidi deklaroi se kishte ardhur për të testuar pistën e improvizuar në Ishëm dhe pas disa ditësh do të vinte sërish në Durrës për të marrë 200 kg drogë.