Lahi Brahimaj për thirrjen e Kuçit nga Specialja: Nuk dyshoj në fitoren e radhës

21.02.2019 17:55:15

Nënkryetari i AAK-së dhe deputeti, Blerim Kuçi së fundi është thirrur për intervistim nga Gjykata Speciale.

Kuçit së fundi në mbrojtje i ka dalë edhe i ftuari tjetër nga Specialja, Lahi Brahimaj.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Brahimaj ka shkruar se nuk dyshon në luftën e Blerim Kuçit, transmeton Telegrafi.

“Blerim Kuqi jemi qeta që jemi, por një e di se nga më të mirët jemi. S’dyshoj në luftën, dhe fitoren tuaj të radhës”, ka shkruar Brahimaj.

Ende nuk dihet në çfarë cilësie është thirrur Blerim Kuçi.

Deri më tani Zyra e Prokurorit të Specializuar ka intervistuar edhe një numër të ish-ushtarëve të UÇK-së, përfshirë Rrustem Mustafën e Sami Lushtakun.