Lajme blitz nga futbolli

03.03.2017 13:04:54

Reus pasuesi i Sanchez te Arsenali?

Me Alexis Sanchez drejt largimit në fund të sezonit, në shtëpinë e Arsenalit janë vendosur në lëvizje për të gjetur pasuesin e sulmuesit. “Topçinjtë” për ta zëvendësuar synojnë një tjetër emër me peshë dhe për këtë kanë trokitur në dyert e Borussia Dortmund për 27-vjeçarin Marco Reus. Kjo nuk është hera e parë që emri i gjermanit përmendet në shtëpinë e anglezëve, pasi prej kohësh sulmuesi verdhezi është në listën e dëshirave të Arsene Wenger.

marco rues

Inter, 45 mln Euro Romës për Strootman:

Pronaët e rinj të Suning kanë kthyer entuziazmin, ambicien dhe shumë dëshirë për të fituar te Interi. Por për këtë duhet investuar në merkato, për të përforcuar sa më shumë ekipin, gjë që tashmë te zikaltërit është mëse e mundshme. Sipas mediave italiane, objektivi më i fundit për ekipin milanez është Kevin Strootman, i rikthyer protagonist me Romën, pas ndalesës së gjatë për shkak të dëmtimit. Oferta e Interit në drejtim të verdhekuqve është 40-45 milionë Euro, shifër kjo që mund të tundojë jo pak skuadrën e Spallettit.

451956307

 

Belotti: Nuk vlej 100 mln Euro:

Andrea Belotti nuk mendon se vlen 100 milionë Euro. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, lojtari i Torinos, pohoi se shifrat e merkatos në ditët e sotme janë të ekzagjeruara, dhe se vlerat e vërteta lojtarët mund t’i tregojnë vetëm në fushën e lojës. Më tej Belotti tha se nuk mendon për shifrën e kartonit të tij, por si të përmirësohet sa më shumë. 23-vjeçari është i kënaqur me paraqitjet e tij në këtë sezon, pasi arrin të shënojë në vazhdimësi.

torino-striker-andrea-belotti

Brandt mendon qëndrimin te B. Leverkusen:

Ylli i Bayer Leverkusen, Julian Brandt, mendon se mund të jetë sërish i lumtur edhe nëse vazhdon të qëndrojë të gjermanët. 20-vjeçari është një objektiv i Liverpool dhe vet lojtari e pranon se tundohet nga ideja për të luajtur me “The Reds”. Megjithatë Brandt shton se jo domosdoshmërisht duhët të ndryshojë skuadër për t’u rritur profesionalisht, pasi diçka të tillë mund ta arrijë edhe me “Aspirinat”. Lojtari i Kombëtares Gjermane ka shënuar 2 gola dhe dhënë 6 assist në këtë fazë të Bundesligës, me Leverkusen që renditet në vendin e 8 në kampionat. /supersport.al/

bayer_leverkusens_julian_brandt_in_action_with_tottenhams_kyle_w_386309