Lajme blitz nga futbolli (FOTO)

22.03.2017 11:28:38

Douglas Costa rrezikon sezonin:

Douglas Costa rrezikon të mbyllë para kohe sezonin. Sipas mediave gjermane, dëmtimi në gju i pësuar nga braziliani i Bayern Munich është më i rëndë seç ishte parashikuar, aq sa mund të duhet edhe një ndërhyrje kirurgjikale. Megjithatë stafi mjekësor i kampionëve të Gjermanisë do t’i bëjë disa vizita të tjera mjekësore lojtarit me shpresen që dëmtimi mos të jetë shumë serioz, dhe të zgjidhet vetëm me anë të terapive, në mënyrë që Costa të jetë sa më parë në dispozicion të trajnerit Ancelotti.

Douglas Costa

Jordi Alba dëshiron të luajë më shumë:

Jordi Alba kërkon më shumë minuta në dispozicion në fushën e lojës. Në një intervistë të dhënë, 28-vjeçari i dërgon mesazhe të qarta Luis Enrique, për mungesën e aktivizimit si titullar. Që kur trajneri austurian ka kaluar në mbrojtjen me 3, spanjolli nuk luan aq sa dëshiron, fakt ky që ka irrituar jo pak lojtarin. Alba deklaron se gjithmonë punon shumë dhe se është i aftë t’i përshtatet modulit të ri të lojës nga Enrique. Për momentin mbrojtësi është grumbulluar me Spanjën për ndeshjen eliminatore të Botërorit me Izraelin dhe miqësore me Francën.

Jordi Alba

Interi kërkon dyshen e Romës:

Interi hedh sytë nga Roma për përforcimet e radhës në merkaton e verës. Pronarët e rinj të zikaltërve, “Suning” kanë premtuar blerje të mëdha dhe nuk mendojnë të kursehen. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ekipi i Piolit pëlqen shumë dyshen e verdhekuqve, Kostas Manolas dhe Radja Nainggolan. Megjithatë Interi nuk do ta ketë të lehtë për të arritur te lojtarët pasi duhet të përballet me konkurrencën e klubeve të tjera, sidomos atyre nga Premier League.

Kostas Manolas dhe Radja Nainggolan

Perez: Benzema, për shumë kohë te Reali:

Karim Benzema do të vazhdojë të qëndrojë për një kohë të gjate te Reali i Madridit. Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez “blindon” kështu lojtarin francez, i cili ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2019. Gjithsesi numri një i klubit spanjoll është i bindur se do të mund të mbështetet te 29-vjeçari dhe pas këtij viti, duke lënë të nënkuptohet se palët mund të kenë nisur që tani bisedimet për rinovimin e marrëveshjes. /supersport.al/

Karim_Benzema_3143083b