Lajme blitz nga futbolli

24.03.2017 10:06:51

Torres drejt rinovimit me Atl. Madrid:

Fernando Torres pritet te rinovoje edhe per 1 vit tjeter kontraten me Atletico Madrid, sipas mediave ne Spanje. Ish-lojtari i Liverpool e Chelsea, i cili festoi 33-vjetorin e tij te lindjes te Henen, raportohet ka gjetur akordin me “Los Colchoneros” per marreveshjen e re. Sulmuesi u votua nga tifozet e klubit si lojtari i muajit Shkurt dhe se fundmi eshte rikuperuar nga demtimi i frikshem i pesuar ne ndeshjen me Deportivo La Coruna, ne fillim te ketij muaji. Torres ka realizuar 7 gola ne 31 ndeshje te luajtura deri ne kete pjese te sezonit me Atleticon.

Torres

Hamburgu, trajneri Gisdol firmos deri në 2019:

Hamburgu i beson Markus Gisdol. Klubi gjerman i ka rivonuar kontraten trajnerit edhe per 2 sezonet e ardhshme. 47-vjeçari mori drejtimin e skuadres ne Shtatorin e 2016-tes, qe pas largimit te Bruno Labbadia, me ekipin qe renditej ne vendin e fundit te klasifikimit. Hamburgu kete sezon rrezikon seriozisht renien nga Kategoria, per here te pare ne histori. Megjithate kontrata e Gisdol dhe stafit te tij deri ne vitin 2019, eshte e vlefshme per te dyja Kategorite.

Markus Gisdol

 Mahrez sërish në “orbitën” e Barcelonës:

Riyad Mahrez perfundon serish ne “radaret” e Barcelones. Mesfushori i Leicester, i shenjestruar nga katalanasit veren e kaluar, kur bisedimet u nderprene per shkak te negociateve per rinovimin e kontrates me anglezet, vazhdon t’i pelqeje shume blaugranave. Sipas “Sport.Es”, lojtari nga Algjeria do te ishte shume i lumtur te luante perkrahe Lionel Messit. Gjithsesi per t’i shkeputur Mahrez kampioneve ne fuqi te Anglise, Barcelona duhet te paguaje te pakten 35 milione Euro.

Riyad Mahrez

Mancini “snobon” ofertat nga Kina:

Ne pritje te telefonates se duhur dhe te projektit ideal. Roberto Mancini nuk deshiron te nxitohet per te zgjedhur skuadren e tij te radhes. Enderron Premier League, kerkohet ne kampionatin Francez, por nuk perjashton as marrjen e nje klubi italian. Gjithsesi ofertat zyrtare per momentin kane ardhur vetem nga Kina, por qe nuk merren aspak ne konsiderate nga 52-vjeçari. Mancini nuk e sheh veten ne drejtimin e ndonje klubi kinez dhe per kete nuk mendon te degjoje asnje oferte nga vendi Aziatik. /supersport.al/

Roberto Mancini