LDK në udhëkryq, s’ka ende marrëveshje për kryetar të partisë

01.08.2019 17:45:22

LDK, sot mblodhi kryesinë, për të diskutuar rreth zgjedhjes së kryetarit të kësaj partie.

Përkundër që zgjati më shumë se dy orë, nuk solli ndonjë rezultat.

Zëdhënës i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se po punohet intensivisht të gjendet një figure përbashkuese për kreun e partisë, duke konfirmuar kështu se nuk ka ende një marrëveshje.

Ai  para mediave tha se disa zyrtarë të partisë që kanë dhënë kontribut ndër vite kanë shprehur pretendimet për të marrë udhëheqjen e partisë në katër vitet e ardhshme.

“Kryesia si dhe e gjithë anëtarësia e LDK-së vlerëson se është shumë rëndësishme që të jetë një figurë përbashkuese që po punohet intensivisht. Të gjitha kandidaturat shpallen më 3 gusht konform statutit të LDK-së”, ka deklaruar Mustafa.