LDK përfundon mbledhjen e Kryesisë, në orën 14:00 nis takimin me kryetarët e degëve

09.01.2021 14:28:28

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje të Kryesisë së partisë.

Mbledhja e cila kishte nisur në orën 11:00 tashmë ka përfunduar.

Këtë e ka bërë të ditur anëtari i kryesisë së LDK-së, Arben Gashi.

Gashi gjithashtu ka njoftuar se në orën 14:00 do të ketë mbledhje edhe me kryetarët e degëve të LDK-së, ndërkaq nuk ka bërë të ditur temat e diskutimit.

Jo zyrtarisht mësohet se temë diskutimi në mbledhjen e Kryesisë kanë qenë çështjet rreth përgatitjes për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Partia e udhëhequr nga Isa Mustafa në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Vendi ka shkuar në zgjedhje pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se vota e deputetit Etem Arifi për formimin e Qeverisë Hoti në qershor, ishte e pavlefshme për shkak të dënimit të tij për vepër penale.