LDK: U mbajt takimi i radhës i strukturave të partisë

21.12.2016 17:07:52

Në këtë takim moren pjesë kryetarët e degëve, antarë të kabinetit qeveritar dhe kryetari i LDK-së njëherit kryeministri Isa Mustafa.

Gjatë këtij takimi u diskutuan pika të ndryshme ndër to procesi i zgjedhjeve dhe përgatitjet për kuvendin zgjedhor të Forumit të Rinisë i cili do të mbahet gjatë kësaj fundjave ku edhe mbyllet një proces shumë i rëndësishëm për strukturat e LDK-së.

Temë tjetër ishte edhe përvjetori i LDK-së i cili do të shënohet me datën 23 Dhjetor në Hotel Emerald në ora 12:00. Temë diskutimi ishin edhe ngjarjet e fundit në vend me theks të veqantë procesi drejt integrimit evropian, pra liberalizimi i vizave.

LDK do të vazhdojë të punojë në të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.