Leiçester City dhe Juventus kualifikohen në çerekfinale

14.03.2017 22:50:42

Kampionët e Anglisë kanë arritur të rikthejnë disavantazhin prej 1:2 nga ndeshja e parë për të triumfuar 2:0 në ndeshjen e kthimit ndaj Sevillas për të siguruar çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Hero i Leicester ishte portieri Kasper Schmeichel që në minutën 80-të priti një penallti të Steven N’Zonzi për t’i siguruar skuadrës së tij kualifikimin historik. Golat për ‘Dhelprat’ i realizuan Wes Morgan (27’) dhe Marc Albrighton (54’) që i siguruan ekipit të Craig Shakespeare kalimin tutje. Sevilla e mbylli ndeshjen me 10 lojtar pas përjashtimit të Samir Nasri në minutën e 74-të pas dy kartonëve të verdhë.

Në ndeshjen tjetër ashtu siç pritej, Juventusi triumfoi ndaj Portos 1:0 dhe u kualifikua në çerekfinale. Kampionët e Italisë kishin kryer gjysmën e punës në ndeshjen e parë duke triumfuar 2:0 në Portugali, ndërsa goli nga penalltia i Paulo Dybalas ua siguroi atyre biletën për çerekfinale.

Edhe në këtë ndeshje Porto mbeti me 10 lojtarë pasi Maxi Perreira u përjashtua në minutën e 40-të me karton të kuq pasi prekjes së topit me dorë që shkaktoi edhe penalltinë.

Me ndeshjet e nesërme mes Atletico Madrid-Leverkusen dhe Monaco-Manchester City do të kompletohen tetë skuadrat çerekfinaliste të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.